Provimi pranues, sallat ku mbahet provimi

02 Shtator 2021
SHARE

Lajmërohen të gjithë kandidatët që janë paraqitur në konkursin e provimit pranues për të gjitha programet e studimit të nivelit Bachelor në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, sipas konkursit, provimi pranues do të mbahet të premten (03.09.2021) në ora 13:00.

Për shkak të situatës së Pandemisë COVID-19, lusim të gjithë kandidatë që të paraqiten te parkingu para fakultetit në ora 12:30 dhe të rreshtohen pranë shenjës së sallës së caktuar që do të vendoset në pjesë të veçanta të parkingut. Pas rreshtimit, në ora 12:45 kujdestari i caktuar për provimin pranues, për sallën përkatëse, do të vije dhe do t’ju drejtoj tek salla e provimit.

Lista e sallave për provimin pranues me emrat e kandidatëve (kliko)

Suksese...