Njoftim mortor!

21 Shtator 2021
SHARE

Me dhimbje të thellë sot me 21.09.2021 morëm lajmin për ndarjen nga jeta të zyrtarit të shërbimit të studentëve Bastret Berisha.

Bastreti ka dhënë një kontribut të çmuar si zyrtar i zellshëm i  administratës, shumë i respektuar nga studentët dhe i gjithë stafi i FIEK-ut. 

Që nga dita e parë e punës në FIEK, u shqua për vullnet të pashoq dhe punë profesionale.
Në cilësinë e Dekanit të FIEK-ut, në emër të menaxhmentit, profesorëve, asistentëve, stafit të administratës dhe studentëve, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve të zyrtarit të shërbimit të studentëve Bastret Berisha.

I lehtë të qoftë dheu i Kosovës!

Dekani i FIEK-ut  
Prof. Asoc. Dr. Isak Shabani