FIEK nënshkruan marrëveshje të bashkëpunimit me Kompaninë Gjermane Evonem për trajnim të studentëve

28 Shtator 2021
SHARE

Përmes kësaj marrëveshje të bashkëpunimit 60 studentë të FIEK-ut do të përfitojnë trajnime falas në fushën e SCRUM dhe Amazon Web Services gjatë periudhës tre vjeçare. Trajnimet do të mbahen nga ekspert Gjerman, ku vlera e një trajnimi të vetëm kap vlerën 849€, ndërsa të gjitha trajnimet në total kapin vlerën prej 50,940€. Këto trajnime organizohen nga kompania Evonem, ndërsa mbështetën në aspektin financiar nga shteti Gjerman përmes programit develoPPP.de që implementohet nga GIZ.