Aktivitetet e FIEK-ut në kuadër të rrjeteve shkencore COST actions

28 Shtator 2021
SHARE

Prof. Dr. Blerim Rexha ka zhvilluar aktivitete në kuadër të rrjetës shkencore “Network on Privacy-Aware Audio- and Video-Based Applications for Active and Assisted Living” duke realizuar dy vizita studimore, njëra në Universitetin Teknik të Vjenës në Austri dhe tjetra në Universitetin e Alicantes në Spanjë.

Prof. Ass. Dr. Bahri Prebreza në kuadër të punës në rrejtën shkencore “Positive Energy Districts European Network” ka publikuar dy punime, njëri në revistën shkencore “Sustainability” e cila është e indeksuar në “Web of Science” dhe tjetra në konferencën shkencore “International Conference on Sustainability in Energy and Buildings SEB-21”. Vlen të theksohet se punimi me titullin “Positive Energy Districts: Identifying Challenges and Interdependencies” në revistën shkencore përfshin bashkautor nga universitete të shquara botërore sikurse University of Cambridge.

Në ndërkohë, prof. Ass. Dr. Arben Gjukaj është anëtarësuar në rrejtën shkencore “Protection, Resilience, Rehabilitation of damaged environment”, ku një prej synimeve është edhe përmirësimi i ambientit përmes metodave moderne të inxhinierisë së energjisë.