Seminari i dytë shkencor i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike

28 Dhjetor 2021
SHARE

Në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike po mbahet seminari i dytë shkencor që do të kontribuojë në ndërkombëtarizimin e studimeve dhe hulumtimeve që ofrohen në kuadër të fakultetit, krijimin e urave lidhëse me shtetet dhe universitetet prestigjioze botërore që është edhe një obligim kombëtar, për të mbështetur studimet e inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, si një fushë e rëndësishme me prespektivë drejtë së ardhmes me interes të veçantë nacional, ku do po paraqiten prezantime më me vlerë të shkencës të vështruar nga një kënd global. 

Në këtë seminar po marrin pjesë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti, Ministrja e Arsimit e Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit znj. Arbërie Nagavci,  zv. Ministër i Ekonomisë  z. Mentor Arifaj, Rektor i Universitetit të Prishtinës Prof. dr. Naser Sahiti, shkenctarë dhe hulumtues nga diaspora dhe trojet Shqiptare, për të u njoftuar nga folësit me te arriturat e tyre akademike, shkencore dhe profesionale në fushat e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike. 

Me respekt, 
Dekani
Prof. Asoc. Dr. Isak Shabni