Njoftim sqarues lidhur me rezultatet preliminare për pranimin e studentëve në studimet master, për vitin akademik 2020/2021 në Fakultetin Juridik

07 Nëntor 2020
SHARE

Njoftim sqarues lidhur me rezultatet preliminare për pranimin e studentëve në studimet master, për vitin akademik 2020/2021 në Fakultetin Juridik

Njoftohen të gjithë kandidatët të cilët kanë aplikuar dhe i janë nënshtruar provimit për pranimin e në studimet master për vitin akademik 2020/2021 në Fakultetin Juridik, me datë 06.11.2020, se rezultatet e shpallura në ora 17:30 në ueb faqen e Fakultetit Juridik kanë qenë me renditje jo të saktë, për shkak të konfigurimit të gabuar të SEMS, në raport me kriteret e konkursit publik të shpallur me datë 23.11.2020.
Rezultatet e shpallura tani (ora 24:15) janë të njëjta dhe nuk ka ndryshuar numri i pikëve për asnjë kandidat, por ka ndryshuar vetëm renditja, për shkak të problemit me SEMS dhe konfigurimit të gabuar që është bërë nga përgjegjësit e mirëmbajtjes së SEMS.
Fakulteti Juridik, respektivisht Komisioni për zbatimin e konkursit për pranimin e studentëve në studimet master për vitin akademik 2020/2021 ka adresuar këtë problem tek Rektori i UP-së dhe personat e tjerë përgjegjës për menaxhimin e SEMS-it.
Ju falënderojmë për mirëkuptim.
Me respekt,
Komisioni për zbatimin e konkursit në studimet master/Fakulteti Juridik

Datë, 07.11.2020


Prof.Ass.Dr.Besfort Rrecaj-Kryetar i Komisionit
Prof.Ass.Dr.Florent Muçaj-anëtar
Prof.Ass.Dr.Islam Pepaj-anëtar
Prof.Ass.Dr.Qerkin Berisha-anëtar
Prof.Ass.Dr.Flutura Tahiraj-anëtar
Dr.sc.Fitore Morina-anëtar
Dr.sc.Emine Abdyli-anëtar
Dr.sc.Miftar Shala-anëtar