N J O F T I M

11 Nëntor 2020
SHARE

 N J O F T I M

Njoftohen të gjithë dekanët e njësive akademike në të cilat është shpallë konkursi nr. 2/262, datë 23.10.2020, i publikuar me datë 02.11.2020 për pranim të studentëve në nivelin e studimeve të doktoratës për vitin akademik 2020/21, si dhe kandidatët që kanë aplikuar në këtë konkurs, se për shkak të disa paqartësive rreth pikës 13 të konkursit, të ngritur nga disa njësi akademike dhe kandidatë, shtyhet mbajtja e provimit pranues deri në një vendim tjetër të Senatit.
Njësitë akademike përkatëse, obligohen që përmes shërbimit të tyre të njoftojnë të gjithë kandidatët përmes postes elektronike (e-mail) për shtyrjen e provimit pranues, njëkohësisht të publikojnë këtë njoftim në ueb-faqe të fakultetit përkatës.

Ju faleminderit për mirëkuptim!