Video Udhëzuesi - PANAIRI I EDUKIMIT - STUDIONI NË FRANCË - edicioni i tretë

30 Nëntor 2020
SHARE


Video Udhëzuesi - PANAIRI I EDUKIMIT - STUDIONI NË FRANCË - edicioni i tretë (Kliko këtu)

NJOFTIM

PANAIRI I EDUKIMIT "STUDIONI NË FRANCË", edicioni i tretë

Datë: 1 dhjetor 2020

Ora: 10:00 - 18:00

Në: https://tourneebalkanskosovo.com

Zbuloni mundësitë e studimit në Francë!

Nëse planifikoni për të studiuar jashtë vendit, bashkohuni me ne në edicionin e tretë të Panairit të Edukimit. Njoftohuni me universitetet frankofone, programet e studimit në gjuhën frënge dhe atë angleze në shkallet: BA, MA dhe PhD dhe zbuloni pse Franca është një nga destinacionet më të njohura të studimit jashtë vendit!

Vizitoni platformën https://tourneebalkanskosovo.com dhe planifikoni studimet tuaja të arsimit të lartë në Francë. Ju do të keni mundësi të flisni me përfaqësues nga institucione frankofone pjesëmarrëse, të cilët do të ndajnë përvojën e tyre dhe do t'ju ofrojnë informata të vlefshme.

Përdore mundësinë virtuale të ndërlidhjes me universitetet frankofone.

Ju mirëpresim!


Organizator: Qendra për Zhvillim të Karrierës - Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina" dhe Aleanca Franceze në Prishtinë



Partner:

Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina"

Ambasada e Francës në Kosovë

Aleanca Franceze në Prishtinë

Campus France

***
Ruani datën 1 dhjetor 2020 për "Panairin e Edukimit "Studioni në Francë"📅✅

Ruaje familjen, veten dhe shoqërinë!