Dita Botërore e Tokës - Mbjellje Fidaneve në hapsirat e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike – Donacion nga KEDS

22 Prill 2022
SHARE

20 studentë të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK), njëherësh edhe studentë në KEDS Academy kanë mbjellur 20 fidanë në hapsirat e jashtme të Fakultetit Teknik në Universitetin e Prishtinës.

Dekani i FIEK Prof. Asoc. Dr. Isak Shabani falënderon KEDS-in dhe inicuesin Prof. Avni Alidema nga KEDS për donacionin dhuruar FIEK-ut me 20 fidanet me rastin e Ditës Botërore të Tokës.

Për nderë të ditës së Tokës, sot me 22 prill 2022 duke filluar nga ora 10:00 u mbajtën aktivitete ambientaliste sikur pastrimi i terreneve përreth objektit të Fakulteteve Teknike, si dhe mbjellja e fidaneve dhe luleve në hapësirat e përbashkëta gjelbëruese të cilat u realizuan me ndihmën e Studentëve të tri Fakulteteve Teknike; FN, FIM dhe FIEK, këshilleve studentore të tri njësive Akademike

Vullnetarëve të jashtëm si dhe Stafi akademik dhe administrativ i tri njësive FN, FIM dhe FIEK.

Për Ditën e Tokës 2022, së bashku, për secilin, të gjitha, çdo ditë...