Mbrojtja publike e disertacionit të doktoratës - Mr.sc. Kadri Kadriu

03 Maj 2022
SHARE

Në bazë të nenit 127 të Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, vendimit nr. 597/22 dt. 03.03.2022 të Këshillit të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, dhe vendimit për ratifikim nga Senati i UP-së nr. 826, dt. 24.04.2022, kandidatit Mr.sc. Kadri Kadriu, i lejohet mbrojtja publike e disertacionit të doktoratës, andaj mbi bazën e dispozitave të cekura më lart, shpallet ky

N J O F T I M

Lajmërohen të interesuarit, se me datën 10. 05. 2022, me fillim në ora 12:00, në Amfiteatrin 411 Mr. sc. Kadri Kadriu, kandidat për doktoratë, do te bëjë mbrojtjen publike të disertacionit me titull: ”Përdorimi i njësive fazore në ngritjen e nivelit të monitorimit dhe kontrollit të sistemit elektroenergjetik dhe në parandalimin e rënieve totale në sistem” para komisionit:
 
1. Prof. Ass. Dr. Bahri Prebreza, kryetar, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike - UP
2. Prof. Dr. Aida Spahiu, Anëtar i jashtëm- Fakulteti i Inxhinierisë, Universiteti Politeknik - Tiranë
3. Prof. Asoc. Dr. Milaim Zabeli,  anëtar, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike - UP
Mentori i kandidatit: Prof. Asoc. Dr. Gazmend Pula

Prishtinë, 02.05.2022 
Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike