Njoftimi publik per mbrotjen e punimit te doktorates

17 Nëntor 2022
SHARE

Njoftohen të gjithë të interesuarit se të enjten, me datë 24.11.2022 nga ora 11:15 në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, salla 440, kandidati MSc. Ramadan Dervishi i nënshtrohet mbrojtjes publike të punimit të doktoratës me titull: “Rritja e sigurisë dhe privatësisë së transaksioneve në blockchain duke përdorur algoritmet e avancuara kriptografike bazuar në konceptin Web of Trust ", me mentor Prof. Dr. Blerim Rexha dhe bashkëmentor Prof. Asoc. Dr. Kadri Sylejmani.

Mbrojtja publike do të bëhet para komisionit profesional në përbërje prej:

Prof. Asoc. Dr. Bujar Krasniqi - kryetar i komisionit,

Prof. Dr. Artan Luma - anëtar i jashtëm i komisionit (Universiteti i Evropës Juglindore, Tetovë)

Prof. Asoc. Dr. Shqipe Lohaj - anëtare i komisionit