Mirënjohje nga Albanian ICT Awards për Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike En

14 Qershor 2021
SHARE

Në ngjarjen e organizuar me 11.06.2021 në “Albanian ICT Awards”, në Tiranë, për punën e jashtëzakonshme të personelit akademik, përkushtimin dhe promovimin e studentëve si dhe përfaqësimin e shkëlqyer të studentëve, veçanërisht në kërkime shkencore në ICT, iu nda mirënjohje e veçantë nga juria Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.

Në kategorinë “Diploma e vitit”, ku konkurrojnë studentët, nga hapësirat mbarë shqiptare, me temat e tyre të diplomes nga fusha e ICT-së në nivelin baçelor dhe master vendi i parë dhe i dytë iu ndanë dy studentëve të FIEK-ut:

·       Vendi i parë - tema e studentit Leand Thaçi, me titull “Zhvillimi i një “Chrome Extension” për detektimin e “Phishing Sites” me ML” u vlerësua nga juria profesionale si tema më e mirë e vitit 2020, në hapësirat mbarë shqiptare. “Chrome Extension” i zhvilluar nga Leandi shërben si një ndërmjetësues, si mbrojtës nga sulmet “phishing” në mes përdoruesit dhe faqeve në Internet. Ky “Chrome Extension” përdor mësimin e makinës (Machine Learning) përmes algoritmeve si: SVM, kNN, dhe Random Forest - Mentor Prof. Dr. Blerim Rexha.

·       Vendi i dytë, tema e studentes Edona Haziraj, me titull: “Zhvillimi i një aplikacioni në platformën Android për raportimin dhe korrigjimin e gabimeve në tekstet mësimore u vlerësua nga juria profesionale e vitit 2020. Aplikacionin e saj e ka emëruar “Rectify”, dhe i cili do t’iu mundësojë të gjithë përdoruesve raportimin e gabimeve në tekstet mësimore. Aplikacioni nuk kërkon regjistrim, për të ruajtur anonimitetin e përdoruesit, thjesht mjafton përzgjedhja e kategorisë së gabimit. Gabimet ndahen në gjashtë kategori: (i) informatë e pasaktë, (ii) gabim drejtshkrimor, (iii) përmbajtje fyese, (iv) shfaqje e dhunës, (v) përkthim i gabuar, dhe (vi) tjetër - Mentor Prof. Dr. Blerim Rexha.