Nënshkruhet memorandumi i mirëkuptimit në mes të FIEK-ut dhe Odës Ekonomike Gjermano Kosovare

07 Shtator 2021
SHARE

Memorandumi i mirëkuptimit  parasheh që palët të bashkëpunojnë, duke përfshirë, por pa u kufizuar, në ofrimin e këshillave profesionale për bizneset në fushën e inxhinierisë elektrike dhe kompjuterike, si dhe mundësimit të vijimit të praktikave profesionale për studentët e FIEK-ut pranë bizneseve anëtare të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare. Vlen të theksohet se, përmes kësaj marrëveshje, FIEK-u të ketë qasje të afërt më afër 130 kompani Gjermane dhe Kosovare që janë të anëtarësuar në odën në fjalë.