Njoftim mortor!

17 Janar 2022
SHARE

5.05.1939 - 17.01.2022Sot me 17. 01. 2022 me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish Profesorit të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Prof. Dr. Rifat Gjota (05.05.1939 -17.01.2022)
Për më shumë se tri dekada, Profesori Gjota ka dhënë një kontribut shumë të çmuar si mësimdhënës i Departamentit të Elektroenergjetikës, shumë i respektuar nga studentët dhe i gjithë stafi i FIEK-ut. 
Që nga dita e parë e punës në FIEK, profesori Gjota u shqua për vullnet të pashoq dhe në hulumtime shkencore.


Në cilësinë e Dekanit të FIEK-ut, në emër të menaxhmentit, profesorëve, asistentëve, stafit të administratës dhe studentëve, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve të  profesorit të FIEK-ut, Prof. Dr. Rifat Gjota! 

Profesor, i lehtë të qoftë dheu i Kosovës!
Dekani i FIEK-ut  
Prof. Asoc. Dr. Isak Shabani