Inaugurimi i hapësirës së rinovuar në Fakultetet Teknike

15 Shkurt 2022
SHARE

Sot me datë 15 shkurt 2022, me rastin e përvjetorit të 52-të të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, u inauguruan hapësirat e përbashkëta të Fakulteteve Teknike (FIEK, FIM dhe FN).
Përvjetori i UP-së është ditë shumë e rëndësishme për vendin tonë, prandaj me rastin e kësaj dite nga sot i ofrojmë studentëve dhe stafit të Fakulteteve Teknike një ambient të përshtatshëm dhe atraktiv për diskutime rreth studimeve, detyrave seminarike dhe projekteve të përbashkëta.
Ne do të vazhdojmë së bashku në përmirësimin e kushteve për studime cilësore, mësimdhënie bashkëkohore dhe hulumtime shkencore.