Nënshkruhet marrëveshja në mes të FIEK dhe SHPIK

18 Nëntor 2022
SHARE

Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK) dhe Shoqata Profesionale e Informaticientëve të Kosovës (SHPIK), sot me datë 18.11.2022 kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të ofrimit të mundësive për studentët e FIEK-ut që të kryejnë praktikën profesionale për studentë,  shërbime të inkubimit, hackathons, bootcamps, trajnime, mentorim dhe konsulencë për studentët e interesuar në fushat e inxhinierisë që mbulon fakulteti ynë, si dhe në ato në të cilat operon shoqata në fjalë e që janë: Austrian Computer Society, Council of European Professional Informatics Societies, British Computer Society dhe ICT Berufsbildung Schweiz.