Ju njoftojmë se afati për regjistrimin e semestrit dimëror të vitit akademik 2025/26, për studentët e të gjitha niveleve të studimit, do të jetë i hapur në Sistemin Elektronik për Menaxhimin e Studentëve (SEMS) prej datës 05.09.2025 deri më 30.09.2025.
-
Për studentët që ndjekin semestrin për herë të parë, regjistrimi do të kryhet automatikisht nga Departamenti i Teknologjisë Informative. Kushtet për regjistrim të semestrave duhet t'i dërgoni në SEMS përmes opsionit Kërkesa/Ankesa, duke specifikuar për secilin program studimi numrin e provimeve apo ECTS Kredive që duhet grumbulluar për regjistrimin e vitit vijues.
-
Për studentët aktivë në vitet vijuese, regjistrimi do të bëhet sipas kushteve dhe kritereve të njëjta sikurse për vitin akademik 2024/25, të përcaktuara me vendimet respektive të Senatit të UP-së.