Bazuar në kërkesat e studentëve absolventë dhe në përputhje me Rregulloren për vlerësimin e performancës së studentëve, do të organizohet afati i tetorit për absolventët e FIEK-ut.
Absolventët kanë të drejtë të paraqesin deri në 2 (dy) provime.
SEMS-i do të jetë i hapur për paraqitjen e provimeve deri më 27 tetor 2025.
Provimet e vitit të tretë do të mbahen më 28 tetor, ndërsa ato të vitit të dytë më 31 tetor.
Provimet organizohen sipas orarit vijues:
Provimet e semestrit tek fillojnë nga ora 14:00,
Provimet e semestrit çift fillojnë nga ora 16:15.
Afati për vendosjen e notave është deri më 12 nëntor 2025.
SEMS, nuk rihapet per kete afat pas dates 27 Tetor 2025 !