Njoftim

21 Nëntor 2025
SHARE

Me pikëllim të thellë njoftojmë se më datë 20.11.2025 ka ndërruar jetë Ing. Prof. Naim Hoxha, i lindur në vitin 1951, profesor i nderuar dhe njëri ndër kontribuesit e çmuar të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK).

Prof. Naim Hoxha do të mbahet mend për përkushtimin e tij të palodhshëm ndaj arsimit, profesionalizmin, humanizmin dhe rolin e tij të pazëvendësueshëm në formimin e shumë gjeneratave të inxhinierëve. Kontributi i tij akademik dhe njerëzor do të mbetet i paharruar.

Familjes, kolegëve dhe gjithë atyre që patën privilegjin ta njohin, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta.

I qoftë dheu i lehtë dhe kujtimi i përjetshëm.

Dekani i FIEK-ut
Prof. Dr. Isak Shabani