Bursa Master me financim të plotë në BE – Young Cell Scheme

09 Shkurt 2026
SHARE

Të dashur studentë dhe të diplomuar,

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës kanë shpallur hapjen e Thirrjes për Aplikim – Raundi XVI i Programit të Bursave “Young Cell Scheme (YCS)”, program post-universitar i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës.

Ky program u dedikohet studentëve të diplomuar dhe të diplomuarve të rinj nga Kosova, të cilët synojnë të ndjekin studime master në universitete të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe kontributit në administratën publike të Republikës së Kosovës.

📅 Afati për aplikim:
Nga e hëna, 9 shkurt 2026, deri më e hëna, 9 mars 2026, ora 17:00

🎓 Numri i bursave dhe fushat e studimit:
Në kuadër të Raundit XVI do të ofrohen gjithsej 37 bursa të plota, të shpërndara në këto fusha:

  • Integrim Evropian dhe Planifikim Politik – deri në 14 bursa

  • Drejtësi – deri në 8 bursa

  • Ekonomi – deri në 7 bursa

  • Digjitalizim – deri në 4 bursa

  • Inxhinieri – deri në 4 bursa

👤 Të drejtë aplikimi kanë:

  • Qytetarët e Republikës së Kosovës

  • Të diplomuarit me diplomë Bachelor në fushat përkatëse (si dhe studentët në përfundim të studimeve)

  • Kandidatët e lindur më 1 janar 1991 ose më vonë

  • Kandidatët me njohuri të avancuara të gjuhës angleze

💶 Bursa mbulon:

  • Shpenzimet e aplikimit dhe tarifat e studimit

  • Shpenzimet mujore të jetesës

  • Shpenzimet e vizës dhe sigurimin shëndetësor

  • Një biletë vajtje-ardhje

  • Trajnim përgatitor gjuhësor dhe mbulimin e testit IELTS (kur kërkohet)

📌 Aplikimi realizohet online, përmes faqes zyrtare të programit:
👉 https://ycskosovo.org

Para aplikimit, kandidatët duhet të lexojnë me kujdes Rregulloren e Programit (Rules of Procedure) dhe dokumentacionin përkatës.

📣 Inkurajohen veçanërisht të aplikojnë gratë dhe pjesëtarët e komuniteteve jo-shumicë.

ℹ️ Për informata shtesë:
🌐 https://ycskosovo.org
📧 [email protected] 

 

Programi “Young Cell Scheme” është një projekt bursash, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, i cili zbatohet nga Konsorciumi i Universitetit Aristotel të Selanikut (Greqi) dhe Instituti Kombëtar i Shërbimit Publik (Institut national du service public) në Francë.