Regjistrimi i semestrit veror të vitit akademik 2025/26

11 Shkurt 2026
SHARE

Afati për regjistrimin e semestrit veror të vitit akademik 2025/26, për studentët e të gjitha niveleve të studimit, do të jetë i hapur në Sistemin Elektronik për Menaxhimin e Studentëve (SEMS), prej datës 11.2.2026 deri më 27.2.2026.

Gjatë kësaj periudhe, mund t'i regjistrojnë të dy semestrat e vitit akademik 2025/26, studentët të cilët nuk e kanë regjistruar semestrin dimëror brenda afatit të përcaktuar si në njoftimet paraprakë, e të cilëve u lejohet vazhdimi i kohëzgjatjes së rregullt të studimeve sipas vendimit të Senatit.