Njoftim për ligjëratë nga përfaqësuesit e kompanisë Bosch Rexroth

16 Mars 2026
SHARE

Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike njofton studentët dhe të interesuarit se më 23.03.2026 (e hënë), me fillim nga ora 12:15, në Amfiteatrin 411, përfaqësuesit e kompanisë Bosch Rexroth, përmes partnerit të tyre në Kosovë Arquail, do të mbajnë një ligjëratë prezantuese.

Në kuadër të kësaj ligjërate do të trajtohen tema që ndërlidhen me zhvillimet bashkëkohore në industri, përfshirë prezantimin e shkurtër të kompanisë Bosch dhe Bosch Rexroth, transformimin digjital, ndryshimin e modeleve të biznesit, sfidat dhe zgjidhjet në Software-defined Hydraulics, si dhe të ardhmen e inxhinierisë së softuerit dhe kërkesat për zhvilluesit e së ardhmes në produktet e mbështetura nga AI dhe software-defined systems.

Kjo ligjëratë paraqet një mundësi të mirë për studentët që të njihen më nga afër me trendet më të reja të industrisë dhe me perspektivat profesionale në këtë fushë.

Gjatë ligjëratës do të ketë mundësi edhe për parashtrimin e pyetjeve lidhur me kryerjen e praktikës profesionale.

Të gjithë studentët dhe të interesuarit janë të mirëseardhur.