Njoftohen të interesuarit se kandidatja BSc. Enkelena Haxhiu, më datë 15.05.2026, duke filluar nga ora 11:15, në sallën 440, do të bëjë mbrojtjen publike të temës së Masterit me titull:
“Analizë krahasuese e zbatimeve të izolimit të memories në sistemet operative të sistemeve të integruara dhe ndikimi i tyre në performancë”
Punimi trajton problematikën e izolimit dhe mbrojtjes së memories në sistemet operative të sistemeve të integruara, të cilat përdoren në industri të ndryshme ku kërkohet saktësi dhe besueshmëri e lartë. Pavarësisht dallimeve në prodhues, arkitekturë dhe metodologji zhvillimi, këto sisteme kanë nevojë për stabilitet operacional dhe ekzekutim të sigurt të proceseve softuerike.
Studimi fokusohet në analizën krahasuese të mekanizmave të mbrojtjes së memories dhe ndikimit të tyre në performancën e sistemit.
Në kuadër të punimit analizohen dy sisteme operative në kohë reale, FreeRTOS dhe Zephyr, të implementuara në platformën Arm Cortex-M33.
Përmes projekteve eksperimentale vlerësohet ndikimi i konfigurimit të Njësisë së Mbrojtjes së Memories (MPU) dhe mekanizmave mbrojtës në performancë.
Matjet realizohen në cikle të procesorit për të përcaktuar mbingarkesën e shkaktuar nga mekanizmat e sigurisë së memories.
Gjithashtu trajtohet edhe Embedded Linux si platformë shumë e rëndësishme në sistemet e integruara.
Punimi identifikon dallimet ndërmjet qasjeve të ndryshme të izolimit të memories dhe efektin e tyre praktik në performancë dhe besueshmëri.