Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike ka kënaqësinë të njoftojë se alumni i fakultetit, Besfort Syla, do të mbajë një ligjëratë me temën “Sistemet robotike industriale”, të mërkurën, më 13.05.2026, nga ora 14:00, amfiteatri 414.
Besfort Syla studimet bazike në Inxhinieri Elektrike i përfundoi në vitin 2018.
Studimet postdiplomike i vazhdoi në Technische Universität Chemnitz, si fitues i bursës “Georgius Agricola Stipendien”, të cilat i përfundoi në vitin 2023.
Aktualisht, punon si inxhinier për zhvillimin e hardware-it dhe software-it në GriPS Automation, ku që nga viti 2022 është i angazhuar në projektimin dhe zhvillimin e sistemeve robotike për industri.
Besfort Syla është gjithashtu anëtar i Instituti Atomi dhe Mensa International, organizata që përzgjedhin individë me inteligjencë të jashtëzakonshme dhe potencial të lartë intelektual.
Përmes kësaj ligjërate, studentët do të kenë mundësinë të njihen më nga afër me zhvillimet bashkëkohore në fushën e sistemeve robotike industriale, si dhe me përvojën profesionale të një alumni të suksesshëm të FIEK-ut në industrinë ndërkombëtare.