Në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës "Hsan Prishtina" (FIEK), sot me datë 3 shtator 2021 u mbajt provimi pranues për regjistrimin e studentëve të rinj në studimet baçelor për vitin akademik 2021/2022.
Provimit pranues i janë nënshtruar 403 kandidatë. Organizimi i provimit është bërë duke respektuar masat e mbrojtjes kundër pandemisë COVID-19.
FIEK i uron suksese kandidatëve që kanë aplikuar, për të u bërë pjesë e 3 programeve më bashkohore të studimeve në fushat e inxhinierisë.