Energji e pastër në Fakultetet Teknike të UP-së! 🌱

14 Nëntor 2024
SHARE

Në Fakultetet Teknike të Universitetit të Prishtinës ka filluar shfrytëzimi i energjisë së pastër përmes paneleve solare, të cilat përdorin energjinë fotovoltaike.
Ky hap i rëndësishëm do të sjellë përfitime të mëdha, jo vetëm për mjedisin, por edhe për kursimet financiare të fakultetit.
Kjo nismë do të promovojë teknologjitë e reja dhe inovative në fushën e energjisë së rinovueshme dhe është një mundësi e shkëlqyer për zhvillimin e kërkimeve dhe projekteve teknologjike nga studentët e FIEK-ut.