Mirënjohje nga Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike për Gjeneral Major Timothy E. Orr, nga Garda Kombëtare e Iowa-s, Shtetet e Bashkuara të Amerikës

15 Nëntor 2024
SHARE

Acknowledgment from the Faculty of Electrical and Computer Engineering to Major General Timothy E. Orr, Iowa National Guard, United States of America

Ishte kënaqësi dhe nder i veçantë të kishim për vizitë në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK), Gjeneral Major Timothy E. Orr, nga Garda Kombëtare e Iowa-s, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për kontributin dhe mbështetjen që ai ka dhënë për stafin dhe studentët e FIEK-ut për tre vite radhazi, duke i mundësuar të jenë pjesë e garës ndërkombëtare të sigurisë kibernetike "International Cyber Security Exercise", Dekani, Prof. Dr. Isak Shabani, i ndau një mirënjohje Gjeneral Major Timothy E. Orr.

Falënderojmë Gjeneral Majorin Timothy E. Orr për mundësinë që i dha fakultetit për të qenë pjesë e kësaj gare, e cila bashkoi Universitetin Shtetëror të Iowa-s, Skuadrën e Operacioneve Kibernetike nga Garda Kombëtare e Iowa-ës, Forcën e Sigurisë të Kosovës, Universitetin e Prishtinës dhe institucione të tjera publike dhe private në Kosovë, të specializuara në fushën e TI-së.

 

It was a special pleasure and honor to welcome Major General Timothy E. Orr from the Iowa National Guard, United States of America, to the Faculty of Electrical and Computer Engineering (FECE).

For his significant contribution and unwavering support to the FECE staff and students over three consecutive years, enabling their participation in the international cyber security competition "International Cyber Security Exercise”, Dean Prof. Dr. Isak Shabani expressed his gratitude to Major General Timothy E. Orr.

We extend our sincere thanks to Major General Timothy E. Orr for providing the faculty with the opportunity to be part of this prestigious competition, which brought together Iowa State University, the Cyber Operations Team from the Iowa National Guard, the Kosovo Security Force, the University of Prishtina, and other public and private institutions in Kosovo specializing in the field of ICT.