Dekani i FIEK-ut, Prof. dr. Isak Shabani, po qëndron në kampusin e Universitetit të Iowa-s në SHBA, ku po merr pjesë në "Provost’s Global Forum 2025: Private Sector and University Partnerships: Pursuing Pathways for Global Collaboration, Learning, Prosperity, and Democracy". Gjatë qëndrimit, ai do të vizitojë kampusin e Universitetit të Iowa-s me qëllim të forcimit të bashkëpunimit dhe partneritetit ndërmjet FIEK-UP dhe Universitetit të Iowa-s, në fushat e hulumtimeve shkencore, mobiliteteve të studentëve dhe stafit, si dhe lidhjes së akademisë me industrinë.
Në këtë forum, Dekani Prof. Shabani ishte pjesë e një paneli, ku prezantoi forcimin e lidhjes së akademisë me industrinë, një iniciativë që është duke u zhvilluar në FIEK-UP, në kuadër të projektit "Private Sector Partnerships to Strengthen Higher Education", që po implementohet në FIEK dhe FBV nga Universiteti i Iowa-s dhe Universiteti shtetror i Iowa-s, financuar nga USAID.