Gara “International Cybersecurity Defense Challenge 2025”

25 Shkurt 2025
SHARE

Të shtunën në hollin e fakulteteve teknike u organizua, për herë të katërt radhazi, gara ndërkombëtare “International Cybersecurity Defense Challenge 2025” organizuar së bashku me Iowa State University (USA), Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Garden Kombëtare nga Iowa (USA).

 

Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (UP) u përfaqësua me 4 ekipe, të përbërë nga studentët e shkëlqyeshëm: Adea Gerguri, Adea Lluhani, Adea Tabaku, Ag Hamiti, Albion Ahmeti, Andi Ahmeti, Ardit Haklaj, Artin Rexhepi, Artina Qorrolli, Aulona Livoreka, Daris Dragusha, Diella Kika, Edon Gashi, Elisa Berisha, Endrit Kastrati, Euron Osmani, Gent Podvorica, Gent Zhushi, Hare Luma, Jon Kuçi, Kaltrina Kurtaj, Lorik Kelmendi, Malsor Abdyli, Olt Vrella, Pashtrik Zogaj, Shqiponje Dani, Valdrin Ejupi, Vlera Islami dhe Zana Guda.

 

Në një konkurrencë prej 29 ekipeve, prej të cilave 19 nga ekipe nga Shteti Iowa (USA), ekipet e fakultetit tonë u renditën në pozitën 5, 6, 7 dhe 13. Edhe pse pak dallim në pikët totale, vendet e para u dominuan nga Iowa (USA). Ishte kënaqësi me pa që studentët tanë janë po aq të shkathet sa edhe kolegët e tyre amerikan, duke zgjidhur të gjitha “challenges”, ekzekutuar konfigurime komplekse të rrjetave dhe të sigurisë dhe duke shkruar raporte teknike profesionale! Ky është rezultat i punës dhe i përkushtimit të përbashkët.


Urime të gjithë studentëve!