Shënohet dita ndërkombëtare e vajzave në ICT

24 Prill 2025
SHARE

Me qëllim të shënimet të ditës ndërkombëtare të vajzave në ICT, 24 prill 2025, fakulteti jonë organizoi ngjarjen “SHEcurity Conference & Hackathon 2025”.

Kjo ngjarje u shënua me dy sesione paralele:

1.       Capture The Flag (CTF) vetëm për vajzat studente të UP-së në platformën https://ctf.uni-pr.edu , që filloi nga ora 13:30 – 17:00, me prezencë fizike, dhe

2.       Prezantime dhe diskutime për sigurinë kibernetike sipas agjendës.

Fakulteti ynë, për herë të parë, ka ngritur CTF platformën https://ctf.uni-pr.edu ku 65 studente sfiduan veten, duke demonstruar njohuri dhe kreativitet në zgjidhjen e problemeve të sigurisë kibernetike. Në sesionin kryesor u dëgjuan prezantime frymëzuese: nga “Cyber Security in Raiffeisen Tech” mbi “Developing Security in Shopify”, “Agile methodology in Cyber Security “e deri “Recent Trends in Cyber Security”. Prezantimet e shkurtra të studenteve të FIEK nisën një valë ide inovative dhe bashkëpunimi mes akademisë dhe industrisë.

Paneli i diskutimit mbi “Forcimin e bashkëpunimit mes industrisë dhe akademisë” mblodhi eksperte e drejtues të fushës te ICT-së: Teuta Sahatqija (Women in Tech), Qamile Voci (Raiffeisen Bank), Hafize Bajrami (FSK), Vjollca Çavolli (STIKK) dhe Prof. Dr. Mimoza Ibrani (FIEK), të cilat ndanë përvojat dhe rekomandimet e tyre për të sjellë më shumë vajza në botën e teknologjisë.

Në përfundim të garës, CTF, tri studente u dalluan për kreativitetin dhe shpejtësinë e tyre në zgjidhjen e sfidave:

1.       Dea Limoni – vendi i parë

2.       Brela Shala – vendi i dytë

3.       Agnesa Rama – vendi i tretë

Për të cilat Dekani i fakultetit, Prof. Dr. Isak Shabani, ndau mirënjohje për tre vendete para.