Në kuadër të marrëveshjes për bashkëpunim me Universitetin e Luxembourgut tre studentët e masterit: Bajrami Sherifi , Elon Demi dhe Lorent Sinani javën që shkoi në Luxembourg kanë prezantuar të arriturat e deritanishme të hulumtimeve, në kuadër të temës së masterit, gjatë qëndrimit një semestër në Universitetin e Luxembourgut. Po ashtu edhe tri studentet e doktoratës: Rrezearta Thaqi, Arbena Musa dhe Mihrije Kadriu prezantuam projektet e tyre të hulumtimeve, në kuadër të studimeve të doktoratës. Studentet e doktoratës do të vazhdojnë hulumtimet e tyre për një muaj në Universitetin e Luxemburgut. Ndërsa punën hulumtuese, në Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, në fushën e sigurisë kibernetike e ka prezantuar profesori Blerim Rexha.
Në emër të fakultetit e falënderojmë LuxDev Kosovo për mbështetjen e këtij projekti dhe fuqizimin e studentëve tonë.