Me sukses u përmbyll punëtoria dyditore e organizuar nga stafi i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK) – Universiteti i Prishtinës, me titull “REFORMA E FIEK 2030”. Duke ndjekur konceptin tonë të reformës, “Inxhinieria Elektrike dhe Kompjuterike e fokusuar dhe e përqendruar te studentët”, stafi i FIEK-UP po kontribuon në avancimin e ekselencës shkencore dhe profesionale, duke e integruar atë në rrjedhat bashkëkohore të ideve dhe zhvillimeve të shoqërisë moderne, me studentin në qendër të aspiratave tona.