Afati për regjistrimin e semestrit veror të vitit akademik 2022/23

16 Janar 2023
SHARE

Ju njoftojmë se afati për regjistrimin e semestrit veror të vitit akademik 2022/23, për studentët e të gjitha niveleve të studimit, do të jetë i hapur në Sistemin Elektronik për Menaxhimin e Studentëve (SEMS), prej datës 17.1.2023 deri më 10.2.2023.

Gjatë kësaj periudhe, mund t'i regjistrojnë të dy semestrat e vitit akademik 2022/23, studentët të cilët nuk e kanë regjistruar semestrin dimëror brenda afatit të përcaktuar si në njoftimet praprake, e të cilëve u lejohet vazhdimi i kohëzgjatjes së rregullt të studimeve sipas vendimit të Senatit dhe vendimeve respektive të këshillave të njësive akademike.