Bazuar në nenet 142, 143 dhe 155 të Statutit të UP-së si dhe nenin 14 të Rregullores për studimet themelore – bachelor:
1. Kërkesa për ndërrimin e programit,
2. Kërkesa për vazhdimin e studimeve
3. Kërkesa për njohjen e provimeve
duhet të bëhet para fillimit të vitit akademik- respektivisht jo më larg se data 30.09.2021!
o Secila nga kërkesat 1, 2, 3 merren në shërbimin e administratës së FIEK-ut, plotësohet dhe
protokollohet në arkivin e FIEK-ut nga data (1.09.2021 deri me 30.09.2021)
o Kërkesat do të shqyrtohen nga Komisioni studimeve në FIEK jo më vonë se data
15.10.2021.
o Asnjë kërkesë e pa protokolluar (1,2,3) dhe që sjellët pas datës 30.09.2021 nuk do të merret në konsideratë për shqyrtim nga Komisioni i studimeve në FIEK!
Kërkesës për ndërrimin e programit të studimeve* duhet bashkëngjitur:
• Kopja e ID kartelës së studentit,
• Certifikata e protokolluar e notave e cila merret ne shërbimin e administratës para datës 30.09.2021.
* Ndërrimi i programit të studimeve bëhet sipas Vendimit të Senatit të UP-së të dt. 28.09.2018 me Nr. Prot. 2/640 -.Vendimi (kliko)
Kërkesës për vazhdimin e studimeve duhet bashkëngjitur:
• Kopja e ID kartelës së studentit ose Index
Kërkesa për njohjen e provimeve
• Kopja e ID kartelës së studentit
• Kopja e marrëveshjes së mobilitetit
• Dokumentet origjinale të lëshuar nga Fakultetit përkatës që dëshmojnë dhënien e provimeve
Dekanati FIEK