Organizimi i trajnimeve për stafin akademik të UP-së në kuadër të projektit INTERBA mbështetur nga programi Erasmus+ - Monitoruar nga partnerët e EU-së

28 Dhjetor 2022
SHARE

Në kuadër të projektit “INTERnationalization at Home: Embedding Approaches and Structures to Foster Internationalization at Western BAlkans (INTERBA)”, i mbështetur nga Erasmus+, më 29 Dhjetor 2022, nga ora 09:30, organizohen trajnime për Profesorët Asistent dhe Asistentët e Universitetit të Prishtinës (Junior Academic Staff), për fushat:

• Metodologjia e Hulumtimeve, Shkrimi Akademik dhe Prezantimi i Rezultateve: Shkenca Sociale dhe Humanistike dhe

• Qeverisja e TI-së për Universitete. 

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë anëtarët e stafit akademik (me thirrje: Profesor Asistent dhe Asistent) nga të gjitha njësitë akademike të Universitetit të Prishtinës. 

Trajnimi do të ofrohet nga Ekipi i Ekspertëve/Profesorëve nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, të trajnuar dhe çertifikuar nga Middlesex University në Londër, Mbretëri e Bashkuar. Pjesëmarrësit në trajnim do të pajisen me çertifikata të dizajnuara dhe aprovuara nga të gjithë partnerët e projektit.

Adresa e mbajtjes së trajnimit: Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, amfiteatri 411, Objekti i Fakultetit Teknik.

Të interesuarit për trajnim të konfirmoj pjesëmarrjen në emailin: [email protected] .

Për informacione më të detajuara lidhur me trajnimin, në këtë link (genda_INTERBA) gjeni agjendën e trajnimit.