Studentët e FIEK-ut zënë vendin e katërt në garat ndërkombëtare të robotëve autonom

27 Maj 2023
SHARE

Prej më shumë se 100 ekipeve përfaqësuese të Universiteteve të ndryshme nga 12 shtete në mbarë botën morën pjesë në garën e robotikës e cila organizohet nga “NXP semiconductor”, kompani kjo e cila është njëra prej prodhuesve më të mëdhenjë të sistemeve mikroprocesorike.
Në këtë garë studentët e shkëlqyer të FIEK-ut arritën të rreshtohen në vendin e katërt (4-të) me vetëm 0.08s larg vendit të tretë (3-të) në finalen e mbajtur në Bukuresht, Romani!  Përfaqësim dinjitoz i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe shtetit të Republikës së Kosovës.


Përkundër vështirësive që kanë hasur me mosnjohjen e pasaportave nga shteti i Romanisë, rezultati i tyrë ishte ai i cili bëri që flamuri i Kosovës të ngritet në skenë. Kjo dha të kuptohet se kur studentëve tanë ju ipet mundësia, ata janë në gjendje të tregojnë kualitetin dhe nivelin e lartë që posedojnë. Ekipi nga FIEK-u arriti të përfundoj me sukses garën dhe me një diferencë shumë të ngushë me ekipet fituese. 
Arritja e radhës nga FIEK-u vie nga programi i studimit i nivelit Mastër “Elektronik, Automatikë dhe Robotikë”.


Përgëzojmë studentët Gentrit Fejza, Arbnor Shabani, Fatlum Telaku dhe profesorin Prof. Lavdim Kurtaj për punën e palodhshme që kanë bërë për të arritur këtë sukses. Njëherit, përgëzojmë menaxhmentin e FIEK-ut për përkrahjen në mbulimin e shpenzimeve për pjesëmarrje.