Misioni
Misioni i FIEK buron nga misioni themelor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina (UP) ”(Neni 6 i Statutit të UP-së, 2012, si institucion publik autonom i arsimit të lartë, që zhvillon arsimim akademik, kërkime shkencore, krijime artistike, këshillime profesionale dhe fusha të tjera të veprimtarive akademike). Bazuar në këtë, FIEK ka definuar misionin e tij në shkollimin e të rinjve në fushën e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, në të gjitha nivelet e arsimit të lartë, me qëllim që të jenë në gjendje t`i përgjigjen kërkesave të tregut të punës në vend dhe më gjerë, t`i përshtaten edukimit të vazhdueshëm në këtë fushë shumë dinamike, si dhe të kontribuojnë drejtpërdrejtë në zhvillimin e qëndrueshëm teknologjik, social dhe shkencor të Kosovës. FIEK si njësi akademike e UP-së është e përkushtuar që të integrohet në Hapësirën Evropiane të Arsimit të Lartë (EHEA) dhe Hapësirën Evropiane të Kërkimeve Shkencore (ERA). Ky është përkushtim dhe orientim strategjik i deklaruar në dokumentet e miratuara që kanë të bëjnë me arsimin e lartë në nivel kombëtar, në nivel të universitetit dhe gjithashtu në nivel të fakultetit (Ligji Mbi Arsimin e Lartë, Statuti i UP-së, Rregullorja për studime baçelor, master dhe te doktoratës në FIEK-UP, etj).
- Mirënjohje nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike për Gjeneral Major Timothy E. Orr, nga Garda Kombëtare e Iowa-s, Shtetet e Bashkuara të Amerikës
- Energji e pastër në Fakultetet Teknike të UP-së! 🌱
- Prezantimi i Raporti të punës dhe i përmbushjes së detyrave të dekanit Prof. Dr. Isak Shabani për periudhën katër vjeçare 1 tetor 2020 – 30 shtator 2024
- Raportet vlerësuese për konkursin për bashkëpunëtor të jashtëm FIEK 2024/25