Vizioni
Vizioni i FIEK ka orientim në model kombëtar dhe ndërkombëtar të një fakulteti me arsimim të integruar, bashkohorë dhe inovativ, ku praktika plotëson teorinë dhe ku zhvillohen aftësi profesionale, hulumtuese për të mirën e shoqërisë duke ofruar arsim cilësor, që të përgatisim profesionistë të kualifikuar, hulumtues të përkushtuar, të edukuar dhe të përgjegjshëm për të zhvilluar një karrierë profesionale dhe akademike për të udhëhequr një jetë progresive dhe produktive me qëllimi që të i sigurojmë stafit dhe studentëve tanë një ambient me mjedis frymëzues, për të përmirësuar mundësitë për punë ekipore, duke nxitur iniciativa dhe programe akademike që tërheqin dhe mbajnë studentët dhe stafin mësimdhënës më të mirë të Kosovës. FIEK Zhvillon dhe komunikon vizionin e UP-së për përsosjen e mësimdhënies, duke zhvilluar një reputacion për lidership në arsimim akademik dhe kërkime shkencore, duke promovuar programe akademike që rrisin maksimalisht kontributet e UP-së në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
- Mbajtja e punëtorisë (workshop) në FIEK për trajnimin e stafit dhe studentët e UP-së në kuadër të projektit INTERBA mbështetur nga programi Erasmus+ - Monitoruar nga partnerët e EU-së
- Organizimi i trajnimeve për stafin akademik të UP-së në kuadër të projektit INTERBA mbështetur nga programi Erasmus+ - Monitoruar nga partnerët e EU-së
- Nënshkruhet marrëveshja në mes të FIEK dhe SHPIK
- Nënshkruhet Kontrata e Donacionit në mes të “Neptun Kosova” sh.p.k. (pjesë e BALFIN Group) dhe Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK)