Misioni
Misioni i FIEK buron nga misioni themelor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina (UP) ”(Neni 6 i Statutit të UP-së, 2012, si institucion publik autonom i arsimit të lartë, që zhvillon arsimim akademik, kërkime shkencore, krijime artistike, këshillime profesionale dhe fusha të tjera të veprimtarive akademike). Bazuar në këtë, FIEK ka definuar misionin e tij në shkollimin e të rinjve në fushën e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, në të gjitha nivelet e arsimit të lartë, me qëllim që të jenë në gjendje t`i përgjigjen kërkesave të tregut të punës në vend dhe më gjerë, t`i përshtaten edukimit të vazhdueshëm në këtë fushë shumë dinamike, si dhe të kontribuojnë drejtpërdrejtë në zhvillimin e qëndrueshëm teknologjik, social dhe shkencor të Kosovës. FIEK si njësi akademike e UP-së është e përkushtuar që të integrohet në Hapësirën Evropiane të Arsimit të Lartë (EHEA) dhe Hapësirën Evropiane të Kërkimeve Shkencore (ERA). Ky është përkushtim dhe orientim strategjik i deklaruar në dokumentet e miratuara që kanë të bëjnë me arsimin e lartë në nivel kombëtar, në nivel të universitetit dhe gjithashtu në nivel të fakultetit (Ligji Mbi Arsimin e Lartë, Statuti i UP-së, Rregullorja për studime baçelor, master dhe te doktoratës në FIEK-UP, etj).
- Mbajtja e punëtorisë (workshop) në FIEK për trajnimin e stafit dhe studentët e UP-së në kuadër të projektit INTERBA mbështetur nga programi Erasmus+ - Monitoruar nga partnerët e EU-së
- Organizimi i trajnimeve për stafin akademik të UP-së në kuadër të projektit INTERBA mbështetur nga programi Erasmus+ - Monitoruar nga partnerët e EU-së
- Nënshkruhet marrëveshja në mes të FIEK dhe SHPIK
- Nënshkruhet Kontrata e Donacionit në mes të “Neptun Kosova” sh.p.k. (pjesë e BALFIN Group) dhe Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK)