Salla 621 nga sot merr formë tjetër nga Neptun Kosova pjesë e Grupit BALFIN

18 Dhjetor 2023
SHARE

Me dt. 13.12.2023 Neptun Kosova dhuron 42 laptopë, 43 karrige dhe 43 tavolina për studentët e Fakulteti të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike. Ky donacion do të ndihmon në përmirësim të infrastrukturës teknologjike në laboratorët tanë. 
Ne vizitën përuruese ishte Presidenti i Grupit Balfin, Z. Samir Mane, ku mbajti bashkëbisedim të hapur me studentët.
Është hera e dytë që brenda dy vitesh Neptun Kosova jep donacion për studentët e FIEK-ut. Vitin e kaluar dhuroi 17 laptopë për studentët e dalluar, ndërsa tani një laborator të kompletuar.
Jemi të privilegjuar që kemi një partner mbështetës si Neptun Kosova