- Të sigurojë udhëheqje akademike në fushat përkatëse për zhvillimin e mësimit, punës shkencore dhe artistike në fakultet.
- Të sigurojë shfrytëzimin efikas, ekonomik dhe efektiv të mjeteve të alokuara për fakultetin nga Këshilli drejtues.
- Të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në zbatimin e vendimeve dhe detyrave të përcaktuara nga Këshilli i fakultetit.
- Të sigurojë informata të mjaftueshme në lidhje me shfrytëzimin e mjeteve dhe rezultateve në mësim, në kërkime shkencore dhe në krijimtari artistike për rektorin dhe Këshillin drejtues sipas dispozitave të këtij Statuti.
- Të përfaqësojë Këshillin e Fakultetit në Senatin e Universitetit.
- T’i japë këshilla rektorit dhe Senatit për emërimin e personelit akademik në lëndët e fakultetit.
- Të propozojë kandidatët për prodekanë.
- T’i kryejë detyrat e tjera të dekanit që parashihen në Statut.
- Mund të përfaqësojë Universitetin edhe për çështjet ligjore në emër të fakultetit vetëm me autorizim të Këshillit drejtues të paraparë me rregullore apo me mënyrë tjetër.
- Ppërcakton detyrat e prodekanit.
Isak Shabani është Dekan dhe profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në kudër të Universitetin të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Ai ka përfunduar studimet e doktoratës në lëmin e shkencave dhe inxhinierisë kompjuterike në vitin 2012 në Universitetin e Prishtinës. Interesi i tij në kërkimet shkencore është në sistemet e shpërndara, Ueb shërbime, HCI, dizajnim i sistemeve, TIK në edukim dhe qeverisje elektronike. Është autor dhe udhëheqës i projektit më të rëndësishëm në Universitetin e Prishtinës “Digjitalizimi i shërbimeve akademike dhe administrative”. Për katër vite ishte përfaqësues i Universitetit të Prishtinës në European Distance and E-Learning Network. Koordinator dhe anëtarë i disa projekteve për ndërtimin e kapaciteteve për shkencë dhe edukim në kuadër të Tempus, kornizës Erasmus+ dhe Horizon 2020. Ai ka qenë i angazhuar si profesor vizitor për një javë në Universitetin Nysa në Poloni. Prof. Shabani ka të publikuar një numër të punimeve shkencor në konferenca dhe revista shkencore. Ai mund të kontaktohet në adresën e tij elektronike [email protected].
- Mirënjohje nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike për Gjeneral Major Timothy E. Orr, nga Garda Kombëtare e Iowa-s, Shtetet e Bashkuara të Amerikës
- Energji e pastër në Fakultetet Teknike të UP-së! 🌱
- Prezantimi i Raporti të punës dhe i përmbushjes së detyrave të dekanit Prof. Dr. Isak Shabani për periudhën katër vjeçare 1 tetor 2020 – 30 shtator 2024
- Raportet vlerësuese për konkursin për bashkëpunëtor të jashtëm FIEK 2024/25