Seminari vjetor shkencorë

Përshkrimi i shkurtër: Qëllimi i këtij seminari shkencorë ishte që të kontribuojë në ndërkombëtarizimin e studimeve dhe hulumtimeve që ofrohen në kuadër të FIEK, krijimin e urave lidhëse me shtetet dhe universitetet prestigjioze botërore gjë që është edhe një obligim kombëtar, për të mbështetur studimet e inxhinierisë elektrike dhe kompjuterike, si një  fushë shumë e rëndësishme, me perspektivë drejtë së ardhmes me interes të veçantë nacional, ku u paraqiten prezantime me vlera shkencore të vështruar nga një kënd global. Në kuadër të këtij seminari kanë prezantuar profesor, hulumtues dhe shkencëtarë të dalluar që janë bashkatdhetarë tanë në diasporë nga Japonia, Gjermania, Franca, Spanja, Zvicra, Norvegjia, Austria dhe Belgjika dhe është një nder që ju bë FIEK-ut, UP-së e veçanërisht Kosovës. Tematikat e prezantimeve ndërlidheshin me fushat e inxhinierisë kompjuterike, telekomunikacionit, automatikës/robotikës dhe energjisë në përgjithësi.

Ueb faqja: https://seminarifiek.uni-pr.edu/