Komisioni për pranimin e studentëve në studimet e doktoratës në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, duke marrë për bazë:
- Konkursin për studimet e doktoratës, të publikuar në uebfaqen e Universitetit të Prishtinës;
- Rregulloren e Përgjithshme për Studimet e Doktoratës në Universitetin e Prishtinës;
- Vendimin e marrë me shumicë votash nga Këshilli i Studimeve të Doktoratës në FIEK, më datë 03.07.2026, lidhur me kandidatët që nuk i kanë përfunduar studimet paraprake bachelor dhe master në fushën e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike;
- Njoftimin për listën e mentorëve potencialë, të pranuar nga Dekanati i FIEK-ut më datë 03.07.2026;
njofton kandidatët e kualifikuar për intervistim, me ID të dosjeve të aplikimit:
- 100004
- 100005
- 100008
se intervista do të mbahet më 7 korrik 2026, e martë, në ora 10:00, në Sallën 621, kati VI, në FIEK.
Njoftimi i plotë, me të gjitha detajet lidhur me kriteret e plotësuara dhe ato të paplotësuara për të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për studimet e doktoratës në FIEK, do të bëhet sipas afateve të parapara në konkurs, me rastin e publikimit të rezultateve preliminare, më së largu deri më 8 korrik 2026, e mërkurë.