Në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës (FIEK-UP), sot me datë 9 korrik 2026 u mbajt provimi pranues për regjistrimin e studentëve të rinj në studimet baçelor për vitin akademik 2026/27.
Organizimi i provimit pranues ka shkuar sipas planifikimimeve, ku provimit pranues i janë nënshtruar 584 kandidatë për 510 vende të parapara për të u bërë pjesë e katër programeve më bashkohore të studimeve dhe për të ndjekur rrugën e dijes dhe zhvillimit profesional dhe akademik në një nga fushat më dinamike dhe me ndikim të madh në të ardhmen e shoqërisë sonë.
Menaxhmenti i FIEK-ut i uron suksese kandidatëve në provim pranues dhe shpresojm që së shpejti të bëheni pjesë e komunitetit tonë akademik, ku dijet, kreativiteti dhe inovacioni janë në zemër të çdo angazhimi.