Njoftim për intervistimin e kandidatëve për studimet e doktoratës në FIEK

04 Korrik 2026
SHARE

Komisioni për pranimin e studentëve në studimet e doktoratës në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, duke marrë për bazë:

  • Konkursin për studimet e doktoratës, të publikuar në uebfaqen e Universitetit të Prishtinës;
  • Rregulloren e Përgjithshme për Studimet e Doktoratës në Universitetin e Prishtinës;
  • Vendimin e marrë me shumicë votash nga Këshilli i Studimeve të Doktoratës në FIEK, më datë 03.07.2026, lidhur me kandidatët që nuk i kanë përfunduar studimet paraprake bachelor dhe master në fushën e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike;
  • Njoftimin për listën e mentorëve potencialë, të pranuar nga Dekanati i FIEK-ut më datë 03.07.2026;

njofton kandidatët e kualifikuar për intervistim, me ID të dosjeve të aplikimit:

  • 100004
  • 100005
  • 100008

se intervista do të mbahet më 7 korrik 2026, e martë, në ora 10:00, në Sallën 621, kati VI, në FIEK.

Njoftimi i plotë, me të gjitha detajet lidhur me kriteret e plotësuara dhe ato të paplotësuara për të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për studimet e doktoratës në FIEK, do të bëhet sipas afateve të parapara në konkurs, me rastin e publikimit të rezultateve preliminare, më së largu deri më 8 korrik 2026, e mërkurë.