Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për bursë për semestrin dimëror 2024/2025, në Universitetin Linnaeus-it, në Suedi , në kuadër të programit Erasmus +.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbim të studentëve E Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike
Të drejtë aplikimi kanë studentët Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës të cilët kanë të përfunduar semestrin e parë (MA) si dhe studentët e nivelit PhD të këtij fakulteti.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Certifikata e notave/transkripta (në gjuhën angleze);
- CV (në gjuhën angleze);
- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Vërtetim që jeni student (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);
- Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (minimumi niveli B2);
- Nota mesatare duhet të jetë jo më pak se 8.00.
Për studentët e PhD-së kërkohet plani për realizimin e hulumtimit si dhe aprovimin nga një profesor që do të merr përsipër mentorimin tuaj.
Inkurajohen studentët me më pak mundësi (category with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.
Për më shumë informacione luteni që ta vizitoni ueb faqen e universitetit të lartpërmendur: https://lnu.se/en/education/exchange-studies/.
Për të aplikuar në këtë thirrje luteni që të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 15 mars 2024.
Për më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja, ofron vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur më këtë thirrje mund ta kontaktoni Znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].
Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).