Një gup i profesorëve dhe studentëtve nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK) së bashku me Dekanin Prof. Dr. Isak Shabani po qëndrojmë në "University for Health Sciences, Medical Informatics and Technology (UMIT)" në Tirol të Austrisë, në kuadër të projektit “Innovative Teaching Education of Mathematics - iTEM”, finacuar nga Bashkimi Evropian përmes programit Erasmus+, me universitetet partnere të projektit nga vende të ndryshme si Danimarka, Izraeli, Çekia, Suedia, Austria, Spanja, Greqia, Uzbekistani, Maqedonia, Kosova, etj, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve në arsimin e lartë. Përmes këtij projekti për 3 vite radhazi janë zbatuar vegla softuerike për mësim inovativ në lëndët e matematikës në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
#Erasmus+
#iTEM
#UP
#FIEK