Sot me 1 Nëntor 2022 Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike ka nënshkruar Kontratë Donacioni me “Neptun Kosova” sh.p.k. (pjesë e BALFIN Group), qëllimi i të cilës është dhënia e donacionit prej 17 Laptopëve Lenovo i7 për 17 studentë të dalluar të vitit të dytë në FIEK. Këto pajisje do ndihmojnë studentët që të ndjekin me lehtësi orët praktike dhe realizimin e projekteve studimore. Donacioni ju dorëzua studentëve nga Dekani i FIEK Prof. Dr. Isak Shabani dhe Drejtoresha e Marketingut znj. Kaltrina Hoxha nga Donatori BALFIN Group.
Studentët e dalluar përfitues të Laptopëve nga 3 programet e studimit (10 studentë nga IKS, 4 studentë nga EAR dhe 3 studentë nga TIK) janë si në vijim:
- Inxhinieri Kompjuterike dhe Softuerike (IKS): Ardit Gjyrevci, Rron Sherifi, Roni Kukaj, Arianit Gashi, Endrit Gjokaj, Rinesa Zuzaku, Anjeza Sfishta, Elm Ahmeti dhe Dea Rexha.
- Elektronikë, Automatikë dhe Robotikë (EAR): Altina Haxha, Anda Hamiti, Arnisa Sejdiu dhe Margon Gojani.
- Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK): Verona Zeqiri, Alberina Lokaj dhe Endi Rashica.
Menaxhmenti i FIEK falënderon “Neptun Kosova” sh.p.k. (pjesë e BALFIN Group) për këtë donacion!