Dje, në margjina të konferencës së shtatë të sigurisë kibernetike ”Cyber Zero” të organizuar nga Albanian Cyber Association dhe mbështetur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, u zhvillua gara për sulme kibernetike “The day when hacking is legal”. Plisat, aka “white hat hackers”, nga kompani profesionale dhe institucione arsimore kanë sulmuar ueb faqe të ndryshme për lëshime dhe dobësi kibernetike. Ekipi i studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike: Andi Ahmeti, Aridon Krasniqi dhe Meriton Kryeziu, një garë shumë konkuruese, raportuan me së shumti lëshime/dobësi dhe kështu juria profesionale i renditi në vendin e parë. Edhe ekipi tjetër i fakultetit: Erna Hulaj, Eni Azemi dhe Lorent Sinani raportuan disa dobësi, edhe kritike (shell code) por pikët e marra ishin të pamjaftueshme për t’u renditur në mesin e top 3 ekipeve.
Grupet garuese të studentëve të FIEK-ut kanë garuar në përgatitje dhe mbështetje të Prof. Blerim Rexha dhe ekipit të tij. Përgëzime për studentët dhe stafin akademik për këtë arritje.