Në Budapest të Hungarisë, sot me datë 02.02.2023 nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” - Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike dhe Universiteti i Panonisë - Fakulteti i Teknologjisë së Informacioni, me qëllime të inkurajimit dhe forcimit të partneritetit akademik, zgjerimin dhe përforcimin e programeve mësimore për përfitim reciprok dhe nxitja e bashkëpunimit ndërmjet të dy universitetve, veçanërisht në fushat e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.
Studentët dhe stafi i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, nga tani e tutje, do të mund të përfitojnë nga mundësitë të cilat i ofron ky Memorandumi i Bashkëpunimit për mobilitet të dyanshëm të studentëve, shkëmbimin e stafit akademik për aktivitet e përbashkëta inovative, mësimore, projekte kërkimore-shekncore dhendarja dhe shfrytëzimi i laboratorëve, bashkë-mentorim në tezat e doktoraturave dhe mbështetje akademike në ofrimin e programeve të nivelit të doktoratave.